Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humb jetën 50-vjeçari në minierën e Martaneshit, mbërriti pa shenja jete në spital

Humb jetën një 50-vjeçar teksa punonte në një minierë në Martanesh në Dibër.

Mësohet se shtetasi Ilir Turja ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Burrelit dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen pa mundur të bëjnë dot gjë.

Policia e Dibrës ka nisur hetimet, ndërsa ende s’dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Ky nuk është rasti i parë i humbjes së jetës nga ana e minatorëve në minierën e Martaneshit, më herët janë raportuar edhe raste të tjera.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet