Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjetja e momentit/ Robotë kundër blerësve që nuk mbajnë maska antiCOVID

Japonia ka filluar provat për një robot që do t’u kujtojë njerëzve plot mireësjellje të vendosin një maskë dhe të ruajnë distancën shoqërore, në kohën kur vendi aziatik po përballet me një valë të tretë të koronavirusit.

Robovie është zhvilluar nga Instituti i Kërkimit të Avancuar të Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ATR) me qëllim të zbatimit të udhëzimeve të rrepta.

Në fazën fillestare, testet për Robovie filluan në dyqanin e mallrave të klubit të futbollit Cerezo Osaka javën e kaluar dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

Qëllimi është të zvogëlohet kontakti midis blerësve dhe stafit. Në këtë mënyrë besojnë zhvilluesit, klientët nuk do të turpërohen nëse u kërkohet të mbulojnë fytyrat e tyre nga një robot. Robovie vjen me kamera dhe sensorë për të parë lëvizjet e blerësve dhe stafit në dyqan dhe përdor laser për të kontrolluar distancën midis dy personave.

Nëse identifikon distancë më të shkurtër se gjashtë metra, ai shkon te konsumatori dhe kërkon të ruajë distancën shoqërore. Ngarkuar me paraqitjen e dyqanit dhe sensorët LiDAR, Robovie nuk ka nevojë për udhëzim dhe mund të lëvizë lirshëm nëpër dyqan.

Që nga fillimi i nëntorit, Japonia ka parë një rritje të numrit të infeksioneve të përditshme me koronavirus. Më 15 nëntor, vendi raportoi 1,694 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin në më shumë se 119.000 dhe me mbi 1.800 të vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet