Emocione të forta në dhjetra mijëra metra lartësi, fluturimi i anijes kozmike “Dragon”

Soft
Emocione të forta në dhjetra mijëra metra lartësi, fluturimi

Janë pamje emocionuese ato që vijnë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pasi aty mbërriti sëfudnmi anija kozmike “Dragon” në pronësi të Elon Musk, e cila po kryen një fluturim në emër të NASA-s.

Anija u ankorua pas një udhëtimi 24 orësh me katër austronautë në bord, të cilët pas përfundimit të procedurave u takuan me të tjerët që shërbejnë aktualisht në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

“Dragon”, e cila u lëshua me raketë “Falcon 9” në pronësi të SpaceX, u nis nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida të dielën me 4 astronautë në të.

Astronautët e NASA-s Mike Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker dhe astronautë të tjerë mirëpritën Soichi Noguchi nga Agjencia Hapësinore e Japonisë (JAXA).

Astronautët do të qëndrojnë në ISS për 6 muaj për të kryer kërkime shkencore.

ME TE LEXUARAT