"Do japësh llogari", Paloka i sulet Ramës: Ti dhe ministria ruse flet akoma për Shtëpinë e Verdhë

Politikë
"Do japësh llogari", Paloka i sulet Ramës: Ti dhe ministria

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për akuzat e tij ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Nga selia Blu, Paloka u shpreh se vetëm Rama dhe ministria e Jashtme ruse flet akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t'i dëgjosh:

Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.

Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së.

Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua.

Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19.

Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç'ke sajuar.

Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje.

Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua.

Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve!"-tha Paloka.

ME TE LEXUARAT