Djegia e banerit të UÇK-së, Rama: Mjeranë, forcojnë kujtesën tonë për lirinë

Politikë

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas djegies së banerit “Liria ka emër” në Graçanicë.

Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se ata që djegin simbole e postera, vetëm se e forcojnë kujtesën kolektive.

“#LiriaKaEmër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e Lirisë…”, shkruar kryeministri.

Gjatë ditës së sotme, disa persona të paidentifikuar në Graçanicë kanë djegur banerin “Liria ka emër”.

ME TE LEXUARAT