Biden paralajmëron: Do vdesin më shumë njerëz nga COVID-19, nëse Trump refuzon të dorëzojë pushtetin

Bota
Biden paralajmëron: Do vdesin më shumë njerëz nga COVID-19,

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se edhe më shumë amerikanë mund të vdesin nëse administrata Donald Trump vazhdon të bllokojë transferimin e pushtetit.

Biden tha se Trump mund ta shkaktojë atë, veçanërisht kur bëhet fjalë për planin e vaksinimit.

“Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinohemi”, paralajmëroi Biden i pyetur nga mediat se çfarë mund të shkaktojë refuzimi i Trump-it për të pranuar humbjen.

Biden tha se ata kishin nevojë për një plan për të vaksinuar 300 milionë amerikanë dhe pyeti se ku ishte plani.

“Është një ndërmarrje e madhe. Nëse presim deri më 20 janar për të filluar me planet do të vonohemi vetëm një muaj… Prandaj është e rëndësishme ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur për t’u koordinuar tani,” tha Biden.

ME TE LEXUARAT