Alarmi i Silva Binos: Kujdes, ka qytetarë pozitiv me Covid-19 dhe dalin në kafe

Aktualitet
Alarmi i Silva Binos: Kujdes, ka qytetarë pozitiv me Covid-19 dhe dalin

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një lidhje direkte foli në Open në Top Channel për situatën e Covid-19.

Sipas Binos situata është serioze dhe duhet një ndërgjegjësim qytetar, pasi ndryshe mund të shkohet në një tjetër mbyllje totale.

“Situata është serioze. Këto janë masa të mesme, nuk janë masa të ashpra të izolimit. Masat nuk japin efekt nëse nuk ndërgjegjësohen qytetarët.

Në fillim të pandemisë, ndërgjegjësimi qytetar ishte shumë më i madh.

Tani kemi persona që janë pozitiv covid, dhe dalin jashtë duke pirë kafë.

I bëj thirrje qytetarëve se kush ka informacione se një person me Covid, del jashtë të njoftojë autoritetet.

Ne kemi përgjegjësi personale por kemi edhe përgjegjësi komunitare”- tha Bino.

ME TE LEXUARAT