A do e dorëzojë Bushatin te SPAK? Rama i prerë: Kush është në PS e ka të qartë që përgjegjësia është individuale!

Politikë
A do e dorëzojë Bushatin te SPAK? Rama i prerë: Kush

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë për nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj deputetit socialist, Ervin Bushati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama tha se PS i ka objektivat e qartë dhe të gjithë që janë pjesë e kësaj partie e dinë që qëllimi është i përbashkët, por përgjegjësia është individuale.

“Vdeksha unë për syrin që qan hallin e PS, do vdes fare. PS ka një ndryshim të madh nga partia e syrit dhe gjithë partitë e tjera. PS është një parti që i ka shumë të qartë dhe të ndara gjërat, qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. PS as nuk është bërë dhe as do të bëhet ndonjëherë mburojë e çdokujt që duhet të përballet me cdo hetim e procedim. Mos kini asnjë merak në këtë aspekt. Gjërat janë shumë të qarta mes nesh. Kur dikush merr një detyrë në PS e di shumë mirë që qëllimi është i përbashkët dhe përgjegjësia është individuale. Për cdo kapërcim të vijës ndarëse mes qëllimit tonë të përbashkët dhe përgjegjësisë individuale, secili përgjigjet vetë. Sa i përket veshjes apo zhveshjes së Bushatit kjo është një cështje që nuk i takon syrit, por familjes sonë, dhe e dimë ne kur e bëjmë këtë proces. Juve ju kemi si hudhrën për syrin e keq”, u shpreh Rama.

Ai u bëri këto deklarata në konferencën në Kryeministri, ku foli për investimet në ujësjellës, ku mes të tjerash tha se “Pesë pikat e Bashës në këtë takim për ujin nuk hyjnë, se nuk janë as pesë pika uji. Nuk ka një shkop magjik dhe një vaksinë për ta ndaluar ligjin për korrupsionin. Ka reforma dhe sisteme që ngrihen në mënyrë të vazhdueshme dhe japin rezultate pjesë-pjesë. Duhet durim i madh për të krijuar të gjitha sistemet që e bëjnë shtetin imun nga korrupsioni, në kuptimin e shpërndarjes së tij kapelare.

Sa i përket cështjes së shkollave, që ka probleme me furnizimin me ujë në Shqipëri, ka, por që përherë të parë cështja e ujit po adresohet në mënyrë frontale dhe sistematike. Kjo nuk ka nevojë të diskutohet. Ata të cilët me në krye Lulin, flasin që mungon uji në shkollë, nuk kanë ardhur nga hëna, por janë ata që nuk kanë bërë asgjë për të ndryshuar situatën. Nuk është e rastësishme që ne sot merremi me depo e tuba të viteve 60-70. Dallimi është shumë i qartë. Edhe kjo është një arsye tjetër pse mandati i tretë nuk është për mua, por për Shqipërinë, sepse po ndodhi ndryshe do ktheheni të gjithë te pesë pika uji në rubinet, nuk ka plan me pesë pika. Kanë pasur plan të bëjnë pikat, po pika që s’iu bie që flasin sikur kanë rënë nga hëna”.

ME TE LEXUARAT