Zyrtarja greke zbulon pse u mbyllën shkollat: Duhet të mësohemi me maskat

Kosovë&Rajon
Zyrtarja greke zbulon pse u mbyllën shkollat: Duhet të mësohemi

Greqia ka mbyllur shkollat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vana Papaevangelou anëtare e komitetit të ekspertëve në vendin fqinj rrëfeu në një intervistë në mediat greke se përse u mor ky vendim drastik.

“Ne duhet të mësohemi të jetojmë me maskë, brenda dhe jashtë shtëpisë, për shumë muaj.

Një javë tjetër e vështirë na pret. Javën tjetër ne do të fillojmë të buzëqeshim. Ne tashmë po shohim një stabilizim.

Është e dokumentuar mirë që fëmijët e vegjël, veçanërisht ata nën 10 vjeç, e kalojnë sëmundjen më butë në rast se sëmuren dhe nuk janë super-transmetues.

Sidoqoftë, mbyllja e shkollave është mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen te prindërit, mësuesit, etj.

Në vendin tonë, të dhënat epidemiologjike kanë ndryshuar shumë dhe me një barrë kaq të rëndë, mbyllja e shkollave ishte rruga e vetme.

Kjo sepse problemi kryesor i krijuar nga shkollat e hapura është lëvizshmëria e popullatës” tha ajo. Sot në Greqi u shënuan mbi 2 mijë të infektuar dhe 59 viktima.

ME TE LEXUARAT