Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

VIDEO/ Mijëra viktima nga Covidi në Teksas, të burgosurit zhvendosin kufomat

Numri i lartë viktimash nga Covid është shënuar në SHBA mes të cilëve një ndër më të prekur është Teksas, ku mbi 19,300 njerëz kanë humbur jetën.

Ndërsa spitalet shtetërore u mbingarkuan nga fatalitetet në rritje, një video u bë virale në mediat sociale që tregon disa nga momentet më të vështira me të cilën po përballen njerëzit për shkak të koronavirusit.

Videoja tronditëse, e shpërndarë në Twitter nga epidemiologu amerikan Eric Feigl-Ding, ku tregon momentin e heqjes së trupave të pajetë të pacientëve që kanë vdekur nga COVID-19 në Teksas.

Ai gjithashtu tregon të burgosurit që nxjerrin jashtë trupat në kontejnerë kamionësh, të cilat janë një lloj morgu i lëvizshëm.

Epidemiologu shpjegoi se kishte 10 kamionë të tillë të parkuar në zonë pasi spitali El Paso shtoi gjashtë automjete të tjera në fillim të kësaj jave.

Sipas një studimi 231 njerëz kishin vdekur nga koronavirusi në burgjet e Teksasit dhe përfshin staf dhe të burgosur. Midis tyre, 80 për qind nuk ishin dënuar për një krim dhe 58 për qind ishin të ligjshëm për lirim me kusht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet