Vettingu “fundos” drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës

Aktualitet
Vettingu “fundos” drejtuesin e Prokurorisë së Apelit

Shkarkohet nga KPK drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi, duke mos e kaluar kështu vettingun.

KPK e gjeti me probleme sa i takon burimeve për shtëpinë e tij në Paskuqan. KPK gjeti me probleme edhe mënyrën e përvetësimit të tokës nga ana e këtij subjekti.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.

ME TE LEXUARAT