Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina e Modernas 95 % efektive, Biden: Tjetër arsye për të shpresuar

Edhe një lajm i mirë ka ardhur gjatë ditës së sotme në fushën e shkencës mjekësore.

Kompania amerikane, Modera ka njoftuar për zbulimin e një vaksine kundër coronavirusit, e cila ka një efikasitet prej 95 për qind.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili e ka quajtur këtë një lajm të mrekullueshëm.

“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është një tjetër arsye për të shpresuar.

Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë edhe me të dytën: jemi akoma disa muaj larg.

Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe ta vendosin maskën për të vënë nën kontroll virusin”, pohoi fillimisht demokrati.

“Edhe një herë, unë përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyeshëm që prodhuan këtë përparim dhe na kanë sjellë një hap më afër për të mposhtur këtë virus.

Unë jam gjithashtu mirënjohës për punëtorët e vijës së parë, të cilët ende po përballen me virusin gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

Lajmi rreth vaksinës së Moderna vjen derisa ditë më parë edhe kompania tjetër amerikane, Pfizer deklaroi se vaksina eksperimentale rezultoi me efikasitet prej 90 për qind.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet