Ulet numri i të infektuarve me Covid në Itali, 504 të vdekur në 24 orë

Bota
Ulet numri i të infektuarve me Covid në Itali, 504 të vdekur

Itali ka pësuar një ulje të rasteve të reja me covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 27.354 persona të infektuar në 152.663 tamponë.

Ndërsa numri të vdekurve mbetet i lartë ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 504 persona duke e çuar në 45.733 numrin total që prej nisjes së pandemisë.

Ditën e djeshme ishin 33.979 të infektuar në 195.275 tamponë të realizuar, ndërsa të vdekurit 546.

I lartë mbetet dhe numri i të shtuarve në spitalet Covid, 32.536 nga të cilët 3.492 në terapi intensive. Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 4.128 persona të infektuar në 24 orë.

ME TE LEXUARAT