Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Takimi i ministrave të BE: Ende nuk janë plotësuar kushtet, nuk pritet vendim për Shqipërinë

Burime diplomatike të Bashkimit Evropian bejne te ditur, se nuk pritet te merret vendim mbi kuadrin negociues me Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine neser gjate takimit te ministrave te ceshtjeve europiane.

Kjo pasi aktualisht nuk ka sinjale nga Bullgaria dhe as nga Maqedonia e Veriut lidhur me nje ndryshim te qendrimit te tyre mbi mareveshjen e fqinjesise.

Per kuadrin negociues per Shqiperine nuk ka kundershtime, por keto kuadre negociuese nuk mund te aprovohen pa unanimitet ne gjirin e shteteve anetare.

Unanimiteti nuk eshte i mundur te arrihet, duke qene se Bullgaria kerkon qe te perfshije ne kuadrin negociues me Maqedonine e Veriut nje udherrefyes per zgjidhjen e ceshtjes historike dhe te gjuhes gjate negociatave te anetaresimit me Maqedonine e Veriut.

Burimet diplomatike europiane kane sqaruar, se Ministrat e ceshtjeve europiane mblidhen neser ne video-konference, gje qe e ben shume te veshtire marrjen e nje vendimi neser.

Nese do kete ndryshim te qendrimeve te Bullgarise dhe Maqedonise se Veriut, vendimi per kuadrin necociues me te dyja vendet mund te merret permes procedures me shkrim.

Por deri tani, sipas burimeve diplomatike, ka pak gjasa qe kjo te ndodhe para fundit te vitit. Duke u pergjjgjur pyetjes  nese per Shqiperine drafti i konkluzioneve do t’i referohet 2 kushteve qe mbeten per t’u permbushur nga Shqipeira sipas Komisionit Europian apo mund te ndryshoje sipas kerkesave te 5 shteteve anetare mbi nje kushtezim me te rrepte per Shqiperine, burimet diplomatike jane pergjigjjur:

“Nuk pritet te kete nje diskutim te gjate mbi kushtezimin per Shqiperine. Konferenca e pare nderqeveritare me Shqiperine do te mblidhet vetem kur te jene permbushur kushtet . Kjo ben te kuptohet, se drafti i konkluzioneve per Shqiperine mund te mbetet ne formen e kushtezimit me dy kushte lidhur me funksionimin e plote te Gjykates Kushtetuese dhe te Larte dhe ndryshimin e ligjit per mediat sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet