Sulmi me armë në një tren në Francë, zhvillohet gjyqi për 4 të dyshuarit
Lajmifundit
/
16 Nëntor 2020, 11:37
Bota

Katër persona do të dalin përpara gjykatës në Francë të akuzuar për sulmin në një tren në gusht të 2015.
Ayoub El-Khazzani akuzohet se hapi zjarr në trenin që udhëtonte nga Amsterdami në Paris, 3 muaj para një sulmi terrorist në Paris.
Dy persona mbetën të plagosur, para se pasagjerët t’i bllokonin daljen autorit. Fatmirësisht nuk u rregjistruan viktima.
Sakaq tre persona të tjerë dyshohet se ndihmuan El-Khazzanin për të planifikuar sulmin.
Dhjetra njerëz janë thirrur si dëshmitarë në gjyq, pas një hetimi katër-vjeçar.