Rekord në Maqedoninë e Veriut, 40 të vdekur dhe mbi 500 të infektuar në 24 orë

Kosovë&Rajon
Rekord në Maqedoninë e Veriut, 40 të vdekur dhe mbi 500 të

40 viktima janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi vetëm në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1683 teste të realizuara, janë regjistruar 591 raste të reja me koronavirus, 218 prej të cilëve në Shkup.

Ndërkohë listës së të shëruarve iu kanë shtuar edhe 439 persona.

Dhjetë nga viktimat janë nga kryeqyteti, në Prilep janë regjistruar pesë viktima.

Nga tre viktima kanë Shtipi, Velesi, Manastiri dhe Gostivari, nga dy viktima kanë regjistruar Kumanova, Kërçova, Struga, dhe Kavadari ndërsa nga një viktimë kanë regjistruar Tetova, Dojrani, Strumica, Krusheva, Sveti Nikolla.

ME TE LEXUARAT