Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Puna nga shtëpia/ Rrit racizmin dhe paragjykimet

Puna nga shtëpia mund të cojë në një rritje të racizmit dhe paragjykimit – paralajmëron një raport i ri.

Miqësia në vendin e punës është thelbësore për të reduktuar keq-konceptimet, sugjeron studimi i kryer në Angli dhe Uells. Ekspertët thonë se sa më shumë që njerëzit punojnë nga shtëpia, aq më shumë ata rrezikojnë të izolohen.

Ata i kërkojnë qeverive të fokusohen tek zyrat dhe vendet e punës duke i konsideruar ato zona thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve në komunitet.

Studimi, i kryer nga instituti Woolf në Britaninë e Madhe, ka mbikqyrur 11701 persona. Ai sugjeron se ata që punojnë në zyra të përbashkëta, janë më të hapur ndaj diversitetit etnik. Ndërsa të papunët, sipas studimit, janë 37 për qind më të predispozuar të kenë vetëm miq nga grupi i tyre etnik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet