Protesta kundër kufizimeve/ Qytetarët përplasen me policinë në Itali, Gjermani e Francë

Bota
Protesta kundër kufizimeve/ Qytetarët përplasen me policinë

Në Itali vijojnë protestat kundër shtrëngimit të masave në kuadër të pandemisë. Mijëra protestues pushtuan sheshet e kryeqytetit Romë duke e quajtur krizën shëndetësore, anarki. Ata shprehen kundër mbylljes së rajoneve dhe kërkojnë që të vijojë aktiviteti i bizneseve.

Demonstrata të dhunshme ka patur edhe në Gjermani, pasi kancelaria Angela Merkel këtë të hënë pritet të shpallë vendimin për të tjera masa kufizuese që do të zgjasin për një muaj. Në Frankfurt, Dyzeldorf dhe disa qytete të tjera dhjetëra persona janë arrestuar pasi protestat u përshkallëzuan në dhunë me autoritetet.

Ndërkohë në Francë, ministri i shëndetësisë ka deklaruar se vendi e ka kaluar pikun në këtë valë të dytë të pandemisë por kufizimet mbeten sërish në fuqi, të paktën edhe për tre javë.

Në disa qytete të vendit, besimtarët katolikë kanë protestuar duke kërkuar që të hiqen kufizimet e COVID-19 të cilat ndalojnë kishat të mbajnë shërbime fetare.

Edhe Britania e Madhe vijon të jetë në izolim të pjesshëm ndërsa kryeministri Boris Johnson, gjendet në karantinë pasi ka patur kontakt me një deputet, i cili rezultoi pozitiv për COVID-19.

ME TE LEXUARAT