Predha mortajash dhe mina anti-tank në Bujanovc! Cfarë po kurdis Serbia?!

Aktualitet
Predha mortajash dhe mina anti-tank në Bujanovc! Cfarë po kurdis

Mediat serbe njoftuan gjetjen e një arsenali ushtarak më datë 14 nëntor në territorin e Bujanovcit.

“Kurir” duke iu referuar autoriteteve zyrtare shkruan se gjatë një kontrolli për largimin e minave në zonë, janë konstatuar një numër i madh predhash anti-tank bashkë me sistemet e tyre të hedhjes.

Sipas njoftimit ne te njejten vendndodhje është gjetur një sasi e madhe nitroglicerine, një pajisje minë anti-tank, një çantë me municione dhe një pajisje GPS per lokalizime.

Sipas mediave serbe dyshohet se këto armë i përkasin Ushtrisë Cclirimtare të Preshevës Metvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB).

Deri ne keto momente nuk ka një reagim zyrtar të qeverisë serbe se kujt i përkasin këto armë. Dyshimet jane se behet fjale per plane të mirëmenduara kundër shqiptarëve në një kohë që krerët e UÇK-së janë duke u perballur me akuzat e prokurorise speciale në Hagë, vetem pak dite pasi Vuçiç kërcënon hapur me luftë.

ME TE LEXUARAT