Plani i rimëkëmbjes nga Covidi, Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së

Bota
Plani i rimëkëmbjes nga Covidi, Hungaria dhe Polonia bllokojnë

Hungaria dhe Polonia bllokuan sot miratimin e buxhetit të BE-së dhe planin masiv të stimulimit, i planifikuar për t’u marrë me krizën COVID-19, sipas burimeve europiane.

“Budapesti dhe Varshava kanë vënë veton në krijimin e një mekanizmi për të privuar nga fondet europiane vendet e BE-së të akuzuara për shkeljen e Shtetit të së Drejtës“, njoftuan ato.

Mbështetja për këtë instrument është e nevojshme për të kaluar një plan shpenzimesh afatgjata prej 1,8 trilionë eurosh (2,1 trilionë dollarë) dhe fondin e rimëkëmbjes ekonomike për COVID-19.

Kjo masa thuajse me siguri do të vonojë shpërndarjen e parave të gatshme, aq të nevojshme, me buxhetin shtatëvjeçar, që është vendosur të fillojë më 1 janar 2021.

ME TE LEXUARAT