Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pipero: Lokalet duhet të mbyllen më shpejt, të rinjtë s’po e marrin seriozisht koronavirusin

Pyetja kryesore që duhet të bëjmë në këtë kohë kritike të pandemisë është: A po po bëj kujdesin e duhur për të mos e marrë koronavirusin?

Kështu është shprehur infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero  në një bisedë më gazetaren Juli Xhokaxhi. Mjeku u shpreh se ky virus ka “shkuar përtej çdo normaliteti, brenda anormales së madhe në këtë situatë.”

Ajo që ngre shqetësim tek mjeku është numri i madh i qytetarëve në bare dhe lokale. Pipero rrëfeu se i bën shumë përshtypje numri i madh i personave që frekuentojnë baret e zonës së ish-bllokut në mbrëmje.

Po ashtu, mjeku infeksionist tërhoqi vëmendjen se rinia nuk është duke e marrë seriozisht problemin.

“Kapacitetet kudo në botë kanë një limit. Duhet pyetur, çfarë po bëj unë vetë, çfarë po bëjnë institucionet, lokalet për të mbajtur masat?…Rinia nuk e ka marrë seriozisht problemin.”

Po ashtu, Pëllumb Pipero u shpreh, se duke parë situatën aktuale në mendimin e tij, e mira do të ishte që lokalet të mbyllen më herët.

“Njerëzit duhet të rrinë sa më pak në lokale. Situata që po përjetojmë do më shumë kujdës, mirëkuptim. Ndoshta lokalet duhet të mbyllen pak më herët, janë në mendimin tim, lokalet dhe familja binomi më i madh i transmetimit.”

Ndërsa, i pyetur për impaktin që kanë pasur masat e marra së fundmi, e kryesisht maska, Pipero thotë se të gjitha masat që kanë si qëllim frenimin e përhapjes së virusit duhet të jenë të mirëpritura.

“Ndërsa, sa i përket maskave: Në mjedis të jashtëm mundësia e marrjes së virusit është e vogël, por nuk përjashtrohet. Sado të kufizohet numri i rasteve, është gjë e mirë. Duhet mbajtur kudo.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet