Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbyset gomonia me emigrant në Mesdhe, nëna kërkon me dëshpërim foshnjën e saj

Një video tronditëse ku shfaqet një nënë teksa po kërkon fëmijën e saj është bërë virale në internet.

Sipas mediave të huaja, nëna ka humbur foshnjën e saj, teksa gomonia e emigrantëve është fundosur në Detin Mesdhe.

“Unë nuk po e shoh fëmijën tim. Kam humbur fëmijën tim. Pse mua? Ku është fëmija im?,”-janë thirrjet e nënës me lotë në sy.

Në video ajo shfaqet e mbështetur në anë të varkës duke kërkuar me dëshpërim fëmijën e saj, ndërsa skudrat e shpëtimit po merren më nxjerrjen nga uji të emigrantëve të mbutur.

Ndërkohë, është bërë e ditur se në gomonen që ndodhej gruaja ishin dhe 100 emigrantë të tjerë.

Gomonia u fundosë në brigjet e Libisë. Gjatë operancionit të shpëtimit foshnja gjashtë muajshe e gruas është gjetur e mbyutur bashkë me 5 emigrantë të tjerë.

Të gjithë të shpëtuarit u dërguan përmes helikopterit të Rojës Bregdetare Italiane në një spital në Maltë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet