"Për vit të ri jeni në shtëpi"/ Të dëmtuarit nga tërmeti, Rama në Ishëm

Politikë
"Për vit të ri jeni në shtëpi"/ Të

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në Ishëm të Durrësit ku u takua me familjet që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit të cilat presin që për Vit të Ri të futen në shtëpitë e reja.

Rama tha se ia ka vlejtur pritja pasi rëndësi ka që shtëpia ku do të nisin vitin e ardhshëm do të jetë më e madhe dhe më e fortë se më parë.

Ai shkëmbeu batuta me më të voglin e familjes duke kërkuar prej tij që të marrë vetëm dhjeta në shkollë, ndryshe do të qëndrojë jashtë në çadër.

Rama: Edhe pak në çadër, rëndësi ka që shtëpia do jetë më e madhe më e bukur më e fortë.

Banorja: Mezi kemi dalë jashtë, vajza ishte 5 muajshe atëherë kur ra tërmeti.

Rama: Sipas llogarisë që bëj unë për vit të ri je në shtëpi. Rëndësi ka të thoni gëzuar në shtëpi të re.

Rama: Hë mo king ku je ti, shkon në shkollë apo jo? Çfarë notash merr?

Djali: Nënta, dhjeta.

Rama: Jo nënta, dhjeta vetëm dhjeta duhet të marrësh. Po nuk more një 10 për çdo tullë do të lëmë te kabina.

ME TE LEXUARAT