Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Operacioni në 24 shtete, sekuestrohen 1776 armë ilegale nga Turqia, kontrolle edhe në Shqipëri

Një total prej 24 shtetesh mes tyre edhe Shqipëria të mbështetur nga institucionet dhe agjencitë e BE përfshirë Europol, janë bashkuar për të goditur trafikimin e armëve me origjinë turke të futura ilegalisht në BE përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

Operacioni i koduar me emrin “Bosfori”, u krijua dhe u drejtua nga Policia Rumune brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).

Mes datave 2 dhe 11 nëntor operacioni u përmbyll me ditë të veprimit të përbashkët. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish.

Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime të mëposhtme:

11 arrestime;
191 armë zjarri;

3 mijë 714 gëzhoja municioni;
sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;
paketat e cigareve të stampuara;
1 automjet;
164 copë piroteknikë;
dokumente false të identitetit.

VENDET QË U PËRFSHINË NË OPERACION

Shqipëri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqi, Hungari, Letoni, Lituania, Luksemburg, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugail, Rumania, Spanja, Suedia dhe Britania.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet