Merr flakë banesa në Sarandë, humb jetën 54-vjeçari. Policia jep detajet

Aktualitet
Merr flakë banesa në Sarandë, humb jetën 54-vjeçari.

Policia ka dhënë detajet nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në Sarandë.

Sipas policisë një 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e flakëve në banesën ku jetonte.

Policia njofton se ky shtetas jetonte me qera në atë banesë ndërkohë që hetimet vijojnë për sqarimin e ngjarjes.

“Sarandë/Informacion paraprak Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1,

Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

ME TE LEXUARAT