Mbyllet kopshti i tretë për shkak të COVID-19 në Gjirokastër
Lajmifundit
/
16 Nëntor 2020, 12:23
Aktualitet

Mbyllet kopshti “Soros 1” në qytetin e Gjirokastrës.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Arsimit në Bashkinë Gjirokastër e cila ka konfirmuar se kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri më datë 30 nëntor me qëllim riaftësimin shëndetësor të gjysmës së stafit të edukatoreve dhe stafit mbështetës të cilët dyshohet se janë prekur me Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe 15 ditore do të bëhet e mundur dezinfektimi i ambienteve dhe monitorimi i situatës.
Ky është kopshti i tretë që mbyllet në qytetin e Gjirokastrës pas 2 kopshteve të mbyllur 2 javë më parë.