Majko poston amanetin e 17-vjeçares që u vra nga serbët në Kosovë: S'dua përmendore

Politikë

Ish-kryeministri i Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës, aktualisht ministër i Diasporës, Pandeli Majko ka publikuar një status në Facebook, si një tjetër provë që vërteton krimet e serbëve.

Majko ka sjellë historinë e një vajze 17-vjeçe që humbi jetën në luftë dhe amanetin dy ditë para vrasjes nga serbët.

“LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,

Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur

Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve” shkruan Majko.

Postimi i Pandeli Majkos vjen si një mbështetje për kupolën e UÇK-së që ndodhet në Hagë, akuzuar për krime lufte, kur në fakt gjenocidin e bënë serbët.

ME TE LEXUARAT