Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lita: Vrasjet janë ulur se kriminelët janë miq me qeverinë

Deputeti Korab Lita gjatë ditës së sotme në Kuvend ka numëruar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai është shprehur se kompania “Ilirian Guard’ është për të punësuar militantë të PS-së me një rrogë të majme që sigurohet nga taksapaguesit shqiptarë. Sipas tij niveli i vrasjeve në vend është ulur sepse qeveria kriminelët i ka miq dhe se ata dorëzohen vetë se e dinë se pas 3 muajsh do të dalin.

“Iliran Guard është një shoqëri private e PS për të punësuar militantë apo për të marrë votën, me një rrogë të majme që merret nga taksapaguesit shqiptarë. Policia është një ndër punët më të vështira por më të nderuarat. Përballja me krimin bëhet e pamundur kur ata nuk janë të mbrojtur. The se është ulur numri i vrasjeve. E ka një arsye pse janë ulur vrasjet, sot kriminelët ju i keni miq i keni shokë, ata dorëzohen vetë ata e dinë se pas 3 muajsh do të dalin. Sot mund të recitoni mbledhjet elektorale, ju kam thirrur sot për të treguar gjendjen e vendit. Ata janë ngopur me pallavrat tuaja. Në komunikatat e dhëna nga ana e policisë janë shumë të pakta shifrat se janë reduktuar. Policia ujit me zorrë parcelat me kanabis. Trupa policore jo vetëm që nuk ndjehet e motivuar por e tradhtuar nga ju. Kush mban përgjegjësi për shtetasit e akuzuar kot, arrestuarit kot njerëzit. Ju jeni ministri më i dështuar nëse do të kishe pak moral kurrë sdo të përdorje figurën e policit. Ti i ngjan shprehjes u ndave me Krishtin por s’u poqe me Muhamedin”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet