Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2021 me fokus shëndetësinë

Politikë
Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2021 me fokus shëndetësinë

Kuvendi miratoi nën për nen buxhetin e vitit 2021. Buxheti mori 84 vota pro, 14 kundër dhe një abstenim.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ky buxhet ka në fokus sistemin shëndetësor.

Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma ekonomike gjatë periudhës së pandemisë, teksa bëri me dije se është bërë edhe një pagesë ër të marrë vaksinën anti-COVID, si pjesë e marrëveshjes së COVAX.

Në seancën e sotme u miratua dhe projektligji për disa ndryshime në ligjin për “Partitë politike” me 82 pro, 14 kundër dhe 3 abstenim. Ndërkohë që Kuvendit miratoi edhe buxhetin faktik të vitit 2019 me 80 pro, 15 kundër dhe 4 abstenim.

ME TE LEXUARAT