Korab Lita: Ti je ministri i Brendshëm më i dështuar, Lleshaj: Krimi është ulur

Politikë
Korab Lita: Ti je ministri i Brendshëm më i dështuar, Lleshaj:

Deputeti Korab Lita në seancën e sotme plenare deklaroi se Shqipëria sot po kalon një nga periudhat më të rënda në fushën e sigurisë.

Po ashtu ai e konsideroi ministrin Lleshaj si ministrin më të dështuar.

“Ministri radhit grafikë, operacione me emra shumë të bukur. Ka një arsye përse është ulur krimi. Sot ju kriminelët i keni miq. I nderuar ministër këto që i thatë mund t’i recitoni në mbledhje elektorale. Ju kam thirrur t’i tregoni shqiptarëve gjendjen reale, premtime boshe shqiptarët i kanë dëgjuar nga kryeministri. Nga ju kërkojnë të dinë masat që janë marrë për transportimin e lëndëve të kanabisit në vendet fqinje.

A janë shpërblyer punonjësit e policisë për punën jashtë orareve? A ka manipulime numrash për asgjësimet? Qytetarët duna përgjigje jo përrallat. Sot drejtuesit real të policisë janë koordinatorët e “Rilindjes”, ata urdhërojnë se kush parcelë duhet të sulmohet dhe kush jo. Ka raste kur policët detyrohet të vadisin parcelat e kanabisit. Zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit është kthyer në bashkëpunëtor krimi. Çfarë u bë me dosjen në vrasjes së dyfishtë në zonën e Malësisë së Madhe”, tha Lita.

Si kundërpërgjigje ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në fjalën e tij tha se është fakt që krimi në vend është ulur.

“Dua t’ju them që të gjitha që aluduat janë të pavërteta. Vetëm pranuar që janë ulur vrasjet dhe thatë se kemi bashkëpunim. Sigurisht që krimi është ulur , por arsyet gjejini ju. Fakti është që krimi është ulur”, tha Lleshaj.

ME TE LEXUARAT