Këto janë barnat që do të rimbursohen për të sëmurët me Covid

Aktualitet
Këto janë barnat që do të rimbursohen për të

Të mërkurën qeveria pritet të miratojë vendimin për rimbursimin e ilaçeve për personat me Covid që ndiqen në banesë. Mjekët e qendrave shëndetësore që trajtojnë të tilla raste thonë se kjo do të ndihmojë buxhetet familjare.

“Jashtëzakonisht pozitiv. Nëse punon dhe sheh të gjitha shtresat e popullatës do kuptosh sa e rëndësishme është ta mbështetësh me buxhet që në fazat e para pacientin që po kalon Covid dhe do po ashtu tashmë ky vendim do të afrojë kontaktin e qytetarit me mjekun e familjes”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse një qytetar po e kalon në gjendje të lehtë Covid dhe është në moshë të re, ai do të përdorë vetëm paracetomol dhe vitamina. Vlera e tyre shkon afërsisht 3 mijë lekë. Dhe pjesa më e madhe e saj do të rimbursohet nga shteti.

“I jepet terapia me paracetamol nëse ka temp dhe një kompleks vitaminash që ndihmojnë një stimulim të gjendjes së pacientit”.

Ndërsa një rasti të moderuar, përveç vitaminave do ketë edhe antibiotik si Azitromicinë dhe Levofloxacin dhe hollues gjaku që kapin vlerën e 11 mijë lekëve.

“Në format e moderuara kur temperatura zgjat mbi 5 ditë dhe agresive dhe i shtohet vështirësia në frymëmarrje i jepet antikoagulantë, antibiotikë dhe kortizonikë”.

Ende po diskutohet tarifa e rimbursimit bazë, mbi të cilën do të trajtohen më pas edhe rastet spe

ME TE LEXUARAT