Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kanosi me armë zjarri një shtetas, kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Kanosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 33-vjeçari në Kavajë.

33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” ,”Prishja e rendit dhe sigurisë publike” “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë gjahu. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 02.09.2020 dhe kapjen e autorëve, nga Komisariati i Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: E. D., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë. Ky shtetas, më datë 02.09.2020, në Rrogozhinë, pas një konflikti të çastit, ka kanosur me armë zjarri shtetasin M. K., 29 vjeç, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet