Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Holanda zbret Bosnjën në Ligën B, Turqia mposht Rusinë!

Kombetarja e Holandes u ngjit përkohësisht në krye të grupit 1 të Ligës në Ligën e Kombeve pasi mposhti 3-1 Bosnje Hercegovinën në Amsterdam.

Georgino Wijnaldum realizoi dy herë në pjesën e parë për tulipanët ndërsa suksesin e vulosi Memphis Depay në fillimin e fraksionit të dytë.

Për ballkanasit golin e vetëm dhe atë të nderit e realizoi Prevljak në minutën e 63-të. Me këtë humbje Bosnja zbriti edhe matematikisht në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.

Në grupin 4 të Ligës B, Uellsi dhe Finlanda po duelojnë në distancë për vendin e parë teksa Uellsi fitoi minimalisht 1-0 ndaj Republikës së Irlandës, ndërkohë që Finlanda triumfoi me rezultatin 1-2 brenda në Bullgari.

Mori fitoren e parë ndërkohë në grupin 3 të po kësaj lige, Turqia që theu 3-2 në shtëpi Rusinë.

Ndërkohë në Ligën C, Gjeorgjia u trondit sërish pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut pasi u mposht në shtëpi nga Armenia me rezultatin 1-2.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet