Goli i Kazakistanit, legjenda e Manchester United sulmon Berishën: Budalla, çfarë...

Sport
Goli i Kazakistanit, legjenda e Manchester United sulmon Berishën: Budalla,

“Kuqezinjët” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Kazakhistanit në “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Kazakhistani e shënoi golin e vetëm në këtë takim nga mesi i fushës me futbollistin Kuat që e zuri në befasi “gardianin” shqiptar, Etrit Berisha.

Goli i Kazakistanit bëri xhiron e mediave botërore dhe një komentim i dha edhe Roy Keane. Legjenda e Manchester United ka sulmuar më tepër Etrit Berishën se sa ka vlerësuar lojtarin e Kazakistanit për kryeveperën.

“Ti nuk mund ta falësh kurrë atë, sidomos në futbollin e Kombëtares, çfarë po bën ai (Berisha)?. Budalla, shikoje këtë. Jam i nevrikosur duke e parë këtë gol”, tha ai.

ME TE LEXUARAT