Europol shkatërroi rrjetin e trafikut të armëve, kontrolle edhe në Shqipëri

Aktualitet
Europol shkatërroi rrjetin e trafikut të armëve, kontrolle edhe

24 shtete, mes tyre edhe vendi ynë, morën pjesë në një operacion të mbështetur nga agjencitë europiane, përfshirë Europol në shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të armëve nga Turqia drejt vendeve të Bashkimit Europian, përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

Në një njoftim zyrtar të Europol thuhet se operacioni në fjalë i koduar BOSPHORUS, për gjurmimin e armëve të modifikuara dhe tregtuara në mënyrë të jashtëligjshme, nisi dhe u drejtua nga policia rumune. Të mbështetur nga Europol autoritetet mblodhën të dhëna dhe mbajtën nën vëzhgim blerësit e shitësit e armëve, që prej fillimit të këtij viti.

Operacioni në fjalë u konkludua mes datave 2 dhe 11 Nëntor në aksione të koordinuara mes autoriteteve të vendeve pjesëmarrëse. Gjatë këtyre ditëve, oficerët e policisë në Shqipëri, Greqi, Portugali dhe Rumani kontrolluan 81 shtëpi.

Në përfundim u arrestuan 11 persona, ndërsa u sekuestruan 191 armë zjarri, 3 714 fishekë, sasi të vogla droge, kanabis e kokainë, paketa cigaresh pa pullë, një automjet, 164 pjesë piroteknike, dokumente të falsifikuara identiteti.

Europol thotë se më herët, gjatë këtij operacioni në të gjitha vendet pjesëmarrëse hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 1 585 armëve të tjera

ME TE LEXUARAT