Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E tmerrshme/ Vajza 2 vjeçare lyen gishtat, babai i ngul thikën dhe i prek damarin

Atë e çuan në qendrën e rehabilitimit të viktimave të dhunes, aty lindi dhe fëmijën e dytë pasi kishte ngelur sërish shtatzënë. Bashkëjetuesi serish u prangos.

Mirela Milori: I the ti, apo të tha ai për t’u kthyer?

26-vjeçare: Ai më tha dhe ma mbushi mendjen, isha vetëm 20 vjeç. Ika nga halli se po zihesha me të shtëpisë dhe mos ia shkatërroja jetën vëllait. Filloi sërish të ishte i dhunshëm. Vajza ishte 2 vjeç e gjysmë dhe e pa një ditë që kishte lyer gishtat e këmbëve dhe të duarve me bojra uji dhe e shikon dhe e pyet çfarë ke bërë? I them mos i bërtit për kaq gjë dhe merr thikën dhe ia ngul tek këmba dhe i thotë lyeji tani prap gishtat. I kishte prekur damarin dhe i doli shumë gjak, nuk ma linte t’ja mjekoja.

Shkova në polici dhe i them thërriteni këtu dhe mos i thoni që isha unë, por komshinjtë, ai pasi del nga komisariati shkon të pijë sepse e kishte kuptuar që e kisha bërë unë. Policët e panë dhe gocën që ishte me shenja sepse e kishte rrahur ai, ishte e nxirrë e gjitha.

Në darkë vjen në gjendje shumë të keqe, i dehur dhe marr policinë dhe i them hajdeni jepi zgjidhje sepse do më vrasë mua dhe fëmijën. Unë isha 6 muajshe shtatzënë. Ata erdhën dhe e marrin, unë vendos që të mos shkoj në shtëpinë time, por tek qendra e dhunës së grave dhe aty linda. Ndejta 1 vit aty.

26-vjeçarja tregon se pasi partneri i del nga burgu, shkon ta kërkojë tek qendra e grave të dhunuara dhe i thotë që do të shohë fëmijët dhe gruan sepse i do. Kur plotësoi kohën që duhet të rinte në këtë qendër, ajo u largua dhe u vendos në Kombinat, i gjetën dhe punë dhe filloi jetesën normale me fëmijët. Më pas ai e gjen shtëpinë e 26-vjeçares dhe kur shkon në shtëpi me fëmijët e gjen brenda të dehur dhe sipas saj ai nisi të kafshonte me dhëmbë djalin e vogël.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet