E rëndë në Zvicër/ Treni përplas të riun, ndërron jetë 15-vjeçari nga Kosova

Bota
E rëndë në Zvicër/ Treni përplas të riun,

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së shtunës (14 nëntor) në Neuchatel të Zvicrës.

Një 15-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident tragjik pasi u godit nga treni.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka postuar në Facebook foton e Adrian Ramadanit ku i shpreh ngushëllimet dhe familjes.

Sipas mediave zviceriane, një grup të rinjsh po prisnin trenin në stacionin Sugiez në Neuchatel.

15-vjeçari u nda nga grupi dhe u drejtua për tek shinat. Ai nuk e vuri re trenin i cili po vinte me shpejtësi në stacion dhe më pas e goditi.

I riu u dërgua menjherë në spital për tu trajtuar por nuk arriti dot t'i mbijetonte plagëve të marra.

ME TE LEXUARAT