E rëndë në Tiranë, pacientit me Covid i shpërthen bombola e oksigjenit
Lajmifundit
/
16 Nëntor 2020, 17:50
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku një 72 vjeçari i cili ishte i infektuar me COVID i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Bajram Curri" dhe 72 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital.
"Në orën 21:05 në bulevardin Bajram Curri në banesën e shtetasit M.N 72 vjeç, ka plasur bombula e oksigjenit, e cila përdorej nga ky person pasi është infek,tuar me COVID", thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Nuk dihet ende gjendja e të moshuarit i cili ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.