Dy punonjëse me Covid-19, mbyllet për të dytën herë brenda muajit kopshti në Vlorë

Aktualitet
Dy punonjëse me Covid-19, mbyllet për të dytën herë

Kopshti numër 2 në Vlorë është mbyllur për shkak të koronavirusit. Kjo është hera e dytë që ky kopsht mbyllet ndërsa kësaj radhe kanë rezultuar pozitive për virusin dy punonjëse.

Ndërkohë, pritet përgjigja për gjashtë punonjës të tjerë që kanë simptoma të Covid-19. Aktualisht janë tre kopshte të mbyllura në Vlorë dhe një kopsht në Orikum.

ME TE LEXUARAT