Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covidi “i gjatë”/ Studimi i ri: Dëmtohen disa organe, katër muaj pas infeksionit

Njerëz të rinj dhe me shëndet të mirë më parë, me simptoma të vazhdueshme Covid-i, tani tregojnë shenja dëmtimesh në disa organe, katër muaj pas infeksionit fillestar.

Ky është përfundimi i një studimi të ri, që hedh kështu një hap përpara drejt zbardhjes së enigmave dhe zhvillimit të trajtimeve për disa nga simptomat më të habitshme dhe të gjera të përjetuara nga njerëz me Covid të gjatë, që mendohet se vetëm në Britaninë e Madhe ka prekur më shumë se 60 mijë persona. Këputja, mjegullimi i trurit, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet janë mes pasojave të raportuara më shpesh.

Të dielën ndërkohë NHS njoftoi se do të lanconte një rrjet prej më shumë se 40 klinikash të specializuara për Covid-in e gjatë, ku mjekët, infermierët dhe terapistët do të vlerësonin simptomat fizike dhe psikologjike të pacientëve. Studimi synon të vlerësojë pasojat afatgjata të Covid-19 në shëndetin e organeve në rreth 500 individë me rrezik të ulët, që janë relativisht të rinj dhe pa sëmundje të tjera të mëparshme, por me simptoma të vazhdueshme Covid-i.

Të dhënat fillestare nga 200 pacientët e parë sugjerojnë se rreth 70 për qind kanë dëmtime në një ose më shumë organe, përfshirë zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe pankreasin, katër muaj pas shfaqjes së sëmundjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet