Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Çfarë u bë me virusin?”, infermieri i Infektivit: Rri dhe vret popullin

Infermieri në spitalin Infektiv Korab Gjana u bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që në ditët e fundit ka shënuar shifra të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve.

“Çfarë u bë me virusin?! Hiç, shohim çuditshëm sjelljen e tij sesi i vërsulet popullit në pamëshirë; e lëndon atë, ai s’reagon; e lodh atë, ai prapë rri dhe pret; e vret atë dhe ai prapë s’do ta besoj.

Vazhdon vërsulja dhe egërsia e tij, e ne rrimë shikojmë sërish çuditshëm…” shkruan ai.

Korab Gjana ishte pjesë e grupit të mjekëve që shkuan për të ndihmuar në Itali në kulmin e pandemisë në muajin mars të këtij viti, ndërkohë që tashmë është pjesë e stafit te spitali covid-1, te Infektivi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet