Braktisi foshnjen 2 muajshe në fushë, nëna i shpëton burgut pas vdekjes së të miturës

Bota

Një baba në Wisconsin është dënuar me dy vite e gjysmë me burg pasi vajza e tij u gjet e vdekur në një fushë. Hezile Frison, 37 vjec, u akuzua për zhdukjen e vajzës 2-muajshe Jalisa Adams-Frison, raportoi Fox 6.

Nëna e vajzës së vogël, Monica Adams, 22, mori katër vjet dënim me kusht më 11 shtator, ndërsa gjyqtari mori parasysh 18 muaj që ishte mbajtur në paraburgim kur i kurseu më shumë kohë pas hekurave.

Të dy prindërit kërkuan pafajësinë për fshehjen e vdekjes së vajzës së tyre në Gusht 2019. Nuk dihet si Jalisa ndërroi jetë dhe trupi i saj nuk u gjet kurrë: thjesht një cantë që ishte grisur nga kafshët.

Vdekja e Jalisa doli në dritë kur një i afërm i cili kishte lejuar Frison dhe Adams të jetonin në shtëpinë e saj raportoi foshnjën të zhdukur në polici.

ME TE LEXUARAT