Bie akuza për të arrestuarit me 3.4 milionë euro në "Toyota Yaris", Bardhi: Do dalë e vërteta për Ballën

Aktualitet

Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e akuzave te prokurorise për katër nga gjashtë personat e arrestuar ne lidhje me futjen ilegalisht ne Shqiperi te 3.4 milione eurove ne makinat “Toyota Yaris”.

Togat e zeza kane zhvilluar gjykim të mëtejshëm të çështjes për dy të akuzuarit, Ervis Vladi për “mosdeklarim të të hollave në kufi” si edhe për Agim Cekën, për “armëmbajtje pa leje”.

Mësohet se akuza është pushuar për Alfrd Vladin, Klevi Canin, Alban Mollaymerin dhe Edi Likën.

Ndaj ketij vendimi ka reaguar perfaqesuesi i PD Gazmend Bardhi i cili akuzon direkt per ngjarjen deputetin Taulant Balla:

[caption id="attachment_1085882" align="aligncenter" width="717"]Momenti  zbulimit te 3.4 milione eurove ne makinat Toyota Yaris ne Durres Momenti zbulimit te 3.4 milione eurove ne makinat Toyota Yaris ne Durres[/caption]

Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj - që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT