Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Biden befason me deklaratën: Do vaksinohem me Pfizer ose Moderna

Njoftimet për efektivitetin e lartë të vaksinave Pfizer dhe Moderna kanë përhapur një valë optimizmi dhe entuziazmi.

Në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e vaksinimit shprehen vazhdimisht, figurat kryesore politike dhe mjekësisë thonë se do të vaksinohen.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha në një konferencë shtypi se ai nuk do të hezitonte të vaksinohej.

Ai theksoi se nëse epidemiologu Fauci dhe dy kompanitë besojnë se vaksinat janë të sigurta, atëherë ai nuk do të humbë kohë. “Unë nuk do të hezitoja të merrja vaksinën nëse Fauci, Moderna dhe Pfizer e konsideronin të sigurt, ” tha ai.

Biden gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e vdekjeve të mëtejshme nëse Donald Trump dhe administrata e tij refuzojnë të bashkëpunojnë me stafin demokrat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet