Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

BE-ja kërkon të blejë 400 milionë vaksina Moderna, por sa do t’i kushtojë një dozë

Komisioni Evropian dëshiron të arrijë një marrëveshje me Modernan për furnizim me 400 miliona doza të vaksinës anti COVID-19 për një çmim nën 21 euro për dozë, tha një zyrtar i BE-së i përfshirë në bisedimet mes palëve.

Bashkimi Evropian ka qenë në bisedime me Modernan për vaksinën e saj eksperimentale të paktën që nga korriku, tregon një dokument i brendshëm i BE-së i parë nga reuters, raporton thetelegraph.

Një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme, tha zyrtari i lartë i përfshirë në bisedime, duke shtuar se diskutimet përqendroheshin kryesisht në formulimin ligjor të kontratës, por nuk përballeshin me pengesa të mëdha për çështje, të tilla, si çmimi ose përgjegjësia.

Çmimi që negociohej ishte nën 21 euro për dozë, tha zyrtari, i cili nuk pranoi të ishte më specifik dhe kërkoi anonimitet pasi bisedimet ishin konfidenciale.

Moderna nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar.

SHBA do ta paguan Modernën rreth 12 euro për dozë dhe kërkon të sigurojë 100 milionë vaksina në një marrëveshje prej 1.2 miliard euro në gusht.

Kjo ishte mbi 1 miliard euro në financimin e vaksinës Moderna, duke e çuar në mënyrë efektive çmimin e kombinuar në 21 euro, sipas kushteve të lëshuara publikisht të marrëveshjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet