Basha i sulet Ramës: Po cicëron gënjeshtra, vendi po thyen rekordet e infeksioneve

Politikë
Basha i sulet Ramës: Po cicëron gënjeshtra, vendi po thyen

Pas një bilanci që bëri sot kryeministri Edi Rama sa i takon situatës në vend për shkak të koronavirusit, vjen një kundërpërgjigje nga lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, kryetari i demokratëve theksoi se nëse Rama do të kishte investuar kohën e tij në shërbim të qytetarëve, do kishte arritur që të shpëtonte 8 qytetarët që humbën jetën sot nga COVID.

Sipas Bashës, ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Mes të tjerash Basha shton se; “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”.

REAGIMI I BASHËS

Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.

Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra.

Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!

ME TE LEXUARAT