Basha akuzon Ramën: Shtatë vite shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë

Politikë
Basha akuzon Ramën: Shtatë vite shkatërroi ekonominë dhe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një mesazhi në twitter ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për shkatërrim të ekonomisë dhe shëndetësisë.

Sipas Bashës, Rama ka dështuar për 7 vjet dhe se PD kur të vij në pushtet do të japë ndihmë financiare për çdo familje ndërsa thekson se opozita ka një plan kundër pandemisë.

Postimi:

Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.

Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!

ME TE LEXUARAT