Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestohet Erald Alimehmeti pasi sulmoi policinë, i vëllai iu dënua për terrorizëm në SHBA

Policia ka vënë në pranga Erald Alimehmeti, 29 vjeç, pasi ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë ndalimit nga blutë e kryeqytetit për mosmbajtjen e maskës.

Mësohet se i riu pas ndalimit nga policia, ka kundërshtuar punonjësit duke i goditur ata.

Menjëherë policia ka bërë arrestimin e tij dhe shoqërimin për në komisariat. Alimehmeti është vëllai i Sajmir Alimehmetit i cili është dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në New York në vitin 2016.

Mbi Erald Alimehmetit përvec gjobës për mosmbajtjen e maskës rëndon edhe akuza e kundërshtimit dhe dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet