Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Aktualitet
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•E. T., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

•E. T., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Xhabrahimeve, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. P., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 24 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

ME TE LEXUARAT