Aksident në Berat, përplasen makinat kokë më kokë, 2 të lënduar

Aktualitet
Aksident në Berat, përplasen makinat kokë më kokë, 2

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së” në Berat.

Dy mjetet, njëra ‘BMW’ me targa AA 866 KV dhe tjetra ‘Fiat’ me targa AB 102 BS janë përplasur me njëra-tjetrën dhe pas përplasjes kanë përfunduar mbi trotuaret në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e aksidentit zona ku ndodhi aksidenti ka qenë tejet e populluar dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtarë të lënduar, edhe pse mjetet janë zvarritur disa metra në asfalt pas goditjes.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë dhe efektivë të policisë rrugore që mundësuan edhe lehtësimin e trafikut që ishte krijuar pas aksidentit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe policia rrugore në vendngjarje po punon për zbardhjen e tyre, ndërkohë që paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë një parakalim i gabuar.

ME TE LEXUARAT